Neymar përfundimisht do të largohet nga Barcelona për të kaluar në PSG
Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i tij Wagner Riberio, i cili është nisur drejtë Francës për të kompletuar transferimin më të shtrenjtë në histori.
Ai këtë e ka bërë me dy postime në Instagram, ku fillimisht tregon se është dhënë ‘drita e gjelbër’ dhe më pas tregon se po udhëton drejt Parisit.
“Dritë e gjelbër. Le të punojmë”, ka shkruar Riberio në Instagram.
PSG do të paguajë klauzolën e Neymarit prej 222 milionë eurove, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, madje dyfish më i shtrenjtë se vendi i dytë, Paul Pogba, i cili kushtoi 110 milionë euro. /Express