Përgjaket autostrada Tiranë-Durrës, përplasen 6 automjete në një aksident të dyfishtë

Dy aksidente njëkohësisht kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se në të dy aksidentet janë përfshirë 6 automjete. Në njërin prej tyre janë përfshirë 2 makina, ndërsa në aksidentin tjetër të ndodhur në afërsi të Maminasit janë përfshirë 4 makina.

Nuk dihet numri i të lënduarve dhe gjendja e tyre shëndetësore, sakaq situata në autostradë paraqitet e tensionuar pasi si pasojë e aksidenteve është shtuar trafiku, duke shkaktuar radhë të gjata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu