Përkeqësohet gjendja në autostradë, njerëzit me gomone (FOTO)

Gjendja në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë për shkak të reshjeve është kthyer në një kaos të vërtetë dhe të vështirë për t’u menaxhuar.

Policia thotë se autostrada nga Qafa e Kasharit e tek Shqiponja është e bllokuar.

Aq keq është situata saqë një person ka zgjedhur gomonen si mjetin e vetëm për ti ardhur në ndihmë familjarëve që janë bllokuar nga uji.

Nga ana tjetër shumë zona të Tiranës dhe sidomos në rrethe kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu