Përkrahësit e tij sulmuan protestuesit, Vuçiq paralajmëron se nuk do garojë për president

Presidenti serb, Alekasandar Vuçiç ka deklaruar nga Vjena se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.

“Unë jam një veteran politik, nuk mund të kandidojë më për president”, tha ai gjatë një konferenve të përbashkët me me kancelarin austriak, Christian Stoker, raporton vizionplus.tv .

Vuçiq tha se do ta përfundonte karrierën e tij presidenciale pas një viti e gjysmë dhe nuk kishte plane për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë.

Ndër tjerash Vuçiç ka thënë se “nuk është diktator”.

Kujtojmë se mbështetësit e Vuçiq patën përplasje me protestuestit në Serbi ku nga këto konfrontime mbetën edhe disa persona të lënduar.

Ndryshe, tash e disa muaj kryesisht studentë dhe qytetarë të tjerë po protestojnë në qytete të ndryshme të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu