Përlotet gjithë studioja, Çfarë ndodhi sot në “Për’puthen”?

Sot puntata e “Për’puthen 3” ishte shumë emocionale. U transmetua takimi i Albit dhe Alesjas, vajzës më të re 21-vjeçare nga Librazhdi.

Gjatë takimit, Alesja rrëfeu se kishte humbur mamanë e saj para disa vitesh dhe u përlot gjatë takimit, bashkë me Albin, i cili e përqafoi dhe e puthi duke e suportuar.

Më pas në studio ajo u pyet nga Bora për përjetimet e kësaj fatkeqësie.

Mendoj se çdo njeri ka sfidat e veta që janë caktuar që ti kalojë në këtë jetë, thjesht duhet të pranojmë faktin që ajo gjë ndodh e të përpiqemi të jemi të lumtur me pjestarët e tjerë të familjes, ka qenë një person shumë i dashur dhe i respektueshëm, mirësinë që ka pasur është e vështirë mos ta kesh më, me babain lidhja ka qenë e fortë, por tani është forcuar akoma më shumë, unë dhe motrat jemi shumë të hapura me babin dhe e kemi shumë shokë“- tha Alesja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu