Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, uji arrin gati 1 metër (VIDEO)

Policia ka njoftuar se në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi për shkak të reshjeve të fundit, niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore bën me dije se ka dërguar përforcime me patrulla shtesë, ndërsa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Po ashtu, për çdo shqetësim, qytetarët të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu