Situata Hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj, njofton Instsituti Hidrometereologjik i Kosovës.
Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgu e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre. Këto përmbytje në Pellgut e Drinit të Bardhë, paraqesin një periudhë kthyese 20 vjeçare.
Problematik paraqiten lumenjtë me karakter të rrëkeve të cilët rrjedhin nga zonat më të larta malore. Kësaj situate në Dukagjin i ka kontribuar edhe shkrirja e borës dhe reshjet e shiut që kanë rënë ditë më parë duke ngopur token me ujë përtej kapaciteteve.
FOTO:












