Përmbytjet në Kërçovë, 150 familje jashtë shtëpive

Mbi 800 banorë të Kërçovës kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e vërshimeve të dy ditëve më parë, pas daljes nga shtrati i lumit që kalon nëpër këtë qytet.

Në tërësi kjo lagje në periferi të Kërçovës, apo mbi 150 shtëpi janë vërshuar nga uji, balta dhe mbeturinat.

Banorët të cilët thonë se kanë humbur gjithçka, madje edhe veshmbathjet, kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet. Për Alsat, ata shpjegojnë se ka qenë çështje minutash, që kanë shpëtuar fëmijët e tyre.

“Këtu kishte një metër ujë, mezi i nxorëm fëmijët me këtë shokun. Nuk mundëm të kalonim, do të na mbyteshin fëmijët. Nuk kishim nga të kalojmë, një metër e gjysmë ujë kishte këtu”.

Banorët e kësaj zonë kanë humbur kafshët dhe bizneset e tyre.

Qendra e menaxhimit të krizava nga ana tjetër, në një komunikatë ka njoftuar se do të ndërmerren masat për strehimin dhe pajisjen e të dëmtuarve me ushqime dhe veshmbathje.

Përndryshe, sipas organeve komunale, zgjidhja e vetme për këta banorë është dislokimi i tyre, sepse thellimi i shtratit të lumit që kalon nëpër Kërçovë nuk garanton se në të ardhmen nuk do përsëritet sërish kjo katastrofë, shkaku i mos kujdesit nga vet banorët të cilët hedhin mbeturinat dhe materialet e forta të ndërtimit në këtë shtratin e lumit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu