Ende pa nisur fushata, partitë kundërshtare përballen me përplasje të ashpra në mes tyre. Në Click Plus-in e mbrëmshëm, Artan Grubi nga BDI dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët kanë shtruar argumentet e tyre se cili kandidat për president që mbështetet nga palët është më i mirë.
Grubi vlerëson se mbështetja e BDI-së për Pendarovskin vjen si pasojë e vetëdijësimit të liderit të tyre Ali Ahmeti se në Maqedoni, për momentin, është e pamundur që të fitojë një kandidat shqiptar.
“Ideja e konsensualitetit ua thash është për të parandaluar majorizimin dhe margjinalizimin e votës shqiptare nga komuniteti më i madh shumicë që është komuniteti maqedonas me 65 përqind në këtë vend. Ne kandidat shqiptarë kemi pasur edhe në të kaluarën kemi investuar shumë mjete financiare. Do të thotë kemi investuar jashtëzakonisht shumë mjete financiare për ta arritur deri në rrethin e dyte dhe për të bërë realisht pazare me votat e shqiptarëve. Zotri Ali Ahmeti tha stop dhe më nuk do të bëjmë cirkuz dhe teatro të tilla akrobacione politike duke hyrë në garë të cilët nuk mund ta fitojmë”, deklaroi Artan Grubi nga BDI-ja.
Nga ana tjetër Arben Travari ka shfaqur vetëbesim të madh politik, duke thënë se Blerim Reka si kandidat i mbështetur nga opozita shqiptare, do të arrijë të marrë rreth 50 përqind të votave të BDI-së. Kjo deklaratë e bëri për të qeshur Grubin por i njëjti nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Afër 50 përqind të anëtarëve të BDI-së do ta votojnë Blerim Rekën” u shpreh Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.
Artan Grubi tentoi të dëshmojë se për dallim nga viti 2014 kur Stevo Pendarovski ishte vetëm kandidat i LSDM-së, tani ai është një produkt i një konsensusi më të gjerë që mbështetet nga 31 parti. Por Arben Taravari e kundërshtoi duke shtuar se edhe kësaj radhe Pendarovski është zgjedhur nga LSDM-ja ndërsa partitë e tjera thjeshtë e kanë përkrahur vendimin e partisë së Zaevit. /TV21
Video:
Shqiptaret jane mbi 90 perqind ne token e te pareve Pellazgo-Ilire qe quhet Maqedoni Kujtoni Mbretin Strateg Arbnor Aleksandrin e Madh te Maqedonise Ndersa, fisi maqedhon eshte vetem nje rrip toke dhe kane zbritur nga Bullgaria