‘Përplasje’ mes Gashit dhe Rashiqit, deputeti i LDK-së nxjerr këtë pretendim

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas deklaratave të tij lidhur me akuzat për gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Në një reagim në Facebook, Gashi ka këmbëngulur se deklaratat e tij janë të vërteta, duke iu referuar edhe një takimi jashtë Kosovës ku, sipas tij, Rashiq kishte folur për rastin e djalit të tij.

Kundërpërgjigja e Gashit për Rashiqin në Facebook:

“Rashiq, po ta kushtoj një status të shkurtër.

Krejt çka kam thënë është e vërtetë. Po ta kujtoj një pjesë: vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij. Të thosha se integrimi është i mundur. Më vjen mirë që je bindur se Policia e Kosovës u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale. 😉

Kaq për ty.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu