Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi këtë fundjavë ishin të dy në qytetin e Vlorës, në dy aktivitete të ndryshme.
Shefi i Qeverisë, kishte mbledhur në një darkë mësuesit e qytetit bregdetar, teksa Blushi në një takim me qytetarë vlonjatë.
STATUSI I BLUSHIT
LIBRA NË VLORË
Takim me Librat në Vlorë. Sa shumë zhgenjim në qytetin e Flamurit.Kanë patur fatin e keq të kenë deputet një njeri totalisht të paaftë dhe KM, një të paaftë totalisht të papërgjegjshëm.Jam i bindur që Vlora e vuan këtë peshë dhe do ta zgjidhë në mënyrën e vet