Përse Zvicra nuk u pushtua nga gjermanët? Lame: Po të donin e merrnin për 24 orë

Gjatë luftërave botërore Gjermania kishte pushtuar pothuajse gjithë Europën, duke hyrë edhe në territorin e Bashkimit Sovjetik. E gjithë Europa Qëndrore kontrollohej nga gjermanët, ndërsa pjesa tjetër nga Italia.

Por përjashtim bënte vetëm Zvicra, që qëndronte si një “ishull” në mes të Europës së pushtuar nga gjermanët.

Historiani Artan Lame, i ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, ka shpjeguar se Zvicra nuk ishte në interesin e trupave gjermane për t’u pushtuar pasi ju shërbente si kanal për të kaluar arin gjerman.

Neutrale gjatë luftës kanë qëndruar edhe shtete të tjera, tha Lame, si Spanja, Portugalia dhe Suedia. Kjo e fundit, shpjegoi Artan Lame, shërbente vetëm si kanal komunikimi mes palëve të përfshira në luf*të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu