Përveç pesë zv/ministrave Bashkimit Demokratik për Integrim do të ketë dhe pesë sekretar shtetëror

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënies mes bashkësive, Artan Grubi ka deklaruar se Bashkimi Demokratik per Integrim do të ketë pesë zv/ministra dhe pesë sekretar shtetëror.

“Bashkimi Demokratik do të ketë zv/ministra në Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e mbrojtjes, Ministrinë e transportit dhe lidhjes, Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e drejtësisë. Do të ketë pesë sekretar shtetëror”, ka deklaruar Grubi.

Ai pret që këtyre ditëve të publikohen edhe emrat e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu