Peshkopi ortodoks: Nëse shkëmbehen territore do të kemi luftë me shqiptarët

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije beson se ndarja e Kosovës do të rezultonte në një eksod të serbëve nga Kosova dhe do të ngjallte probleme në trashëgiminë kulturore.

Përmes një letre të hapur, peshkopi ka theksuar se deklaratat gjithnjë e më të shpeshta të politikanëve në Beograd dhe Prishtinë për ndarje territoriale të Kosovës janë të papërgjegjshme dhe po shkaktojnë frikë në mesin e popullatës serbe.

“A do të thotë kjo se shumica e serbëve të Kosovës që jetojnë në jug të lumit Ibër duhet të lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe t’i braktisin edhe vendet e shenjta? Patriarkanën e Pejës, Deçanit, Graçanicës, Prizrenit?”, ka pyetur ai.

Peshkopi ka shtuar se deklaratat e tilla përfaqësojnë një kërcënim të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin, dhe jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Një zgjidhje e tillë do të krijonte precedent shtesë për ndarje të re në Evrope dhe në mbarë botën dhe do të çoi në një zinxhir të gjakderdhjes, urisë dhe dëbimit të popullatës civile”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu