Petkoviq: Aktgjykimi për Todosijeviqin, sulm ndaj serbëve

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, me të cilin kryetari i Komunës së Zveçanit dhe anëtari i Listës Serbe Ivan Todosijeviq u dënua me dy vjet burg për deklaratat për Reçakun, “është e turpshme”.

Petkoviq e quajti vendimin “të papranueshëm dhe shtoi se ishte një instrument i politikanëve të Prishtinës për t’u marrë me popullin serb në Kosovë”.

“Dje, i ashtuquajturi sundim i ligjit në Kosovë në mjediset shqiptare është shkruar me shkronja të zeza, sepse Prishtina u përpoq, jo vetëm Ivan Todosijeviqit, por edhe të gjithë popullit serb, t’i vendosë “ngjitës në gojë”. Dhe kjo do të ishte mirë që Twitter dhe shumë vende perëndimore ta vërejnë këtë. Ata po flasin për demokracinë dhe lirinë e fjalës dhe pikërisht ajo që ndodhi me këtë vendim ku një njeri dënohet të shkojë në burg për dy vjet, vetëm sepse e tha të vërtetën, është absolutisht e papranueshme”, pretendon Petkoviq.

Ai ka thënë se “me këtë vendim pezullohet e drejta për lirinë e mendimit dhe fjalës në tokën e Evropës moderne në shekullin 21, dhe se në këtë mënyrë po përpiqet që serbëve t’ju ndalohet e drejta e mendimit, lirisë së fjalës dhe të paraqitjes së të vërtetës”.

Ai gjithashtu pretendon se Ivan Todosijeviq ka thënë vetëm “atë që sot çdo serb ndjen dhe e di”.

“Qëndrimi për Reçakun u konfirmua qartë dhe me zë të lartë nga presidenti ynë, Aleksandar Vuçiq”, nuk harroi Petkoviq ta përmendë shefin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu