Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është duke e bërë një vizitë në Republikën e Kosovës, përkatësisht në komunën e Leposaviqit me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Lajmin se Petkoviq ka marrë leje nga MPJ për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Arben Rugova.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me institucionet tjera përgjegjëse, i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës” është shprehur Rugova.









