Pique flet troç: Ua them unë kush e ka fajin për Messin! Barça ringrihet

Gerard Pique është i qartë dhe e vë gishtin në plagë për largimin e Leo Messit. Ai fajëson drejtuesit dhe menaxhimin e tyre në vitet e fundit. Qendërmbrojtësi nuk di të fshihet dhe deklaron:

I gjithë faji është i drejtuesve në vitet e fundit. Na kanë penalizuar vitet e fundit. Historia ka treguar se ne dimë të ringrihemi. Fakti që lojtari më i mirë në histori largohet e bën shumë të vështirë dhe të dhemb, por herët a vonë do të kishte ndodhur. Jeta vazhdon.

Largimi i Messit është një goditje që gjithashtu në dëmton mendërisht, si dhe lëndon vetë atë. Në humbasim më të mirin e të gjitha kohërave, por ekipi duhet të përshtatet.

Ka talente brenda nesh, luajmë mirë dhe kjo na jep besim. Mund të jetë një sezon i mirë për ne dhe jemi të bindur që do të paraqitemi mirë”, ka thënë Pique, pas fitores që Barcelona me Juventusin me shifrat 3-0.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu