Pique: T’i shkojmë deri në fund! Problem i madh golat e pësuar

Barcelona arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme një ndeshje jetike për objektivin e titullit kampion, që do të jetë luftë deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit. Katalanasit mundën Valencian me shifrat 3-2 dhe pas ndeshjes për mediet foli mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique.

Kemi qenë në gjendje të garojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Vazhdojmë luftën! Të jemi në garë deri në fund është e rëndësishme, kjo është ajo që dëshironim në fillim të sezonit, veçanërisht pas fazës së parë.

Ishte ndeshje e ngjashme me Villarreal. E kemi kthyer ndeshjen pas golit të tyre. Qëllimi më i madh i tyre ishte të na bënin të vuanim deri në fund. Duhet të analizxojmë golat e pësuar. Kundërshtarët na godasin shumë pak, por thuajse të gjitha gjuajtjet e tyre përfundojnë në rrjetë.

Duhet të reflektojmë. E së enjtes ndaj Granadas ishte ndeshje e papritur dhe humbja na dëmtoi, por fitorja ndaj Villarreal dhe Valencia ishte e vështirë. Nëse shihni zhvillimin tonë në krahasim me para gjashtë muajsh, kemi shumë rritje”, u shpreh Pique.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu