Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e ka në dorë fatin e tij te kampioni i Italisë. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se drejtuesit e klubit i kanë dhënë Pirlos vetëm edhe dy ndeshje për ta definuar të ardhmen e tij.
Bëhet e ditur se Pirlo patjetër duhet të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit për të mbetur në krye të ekipit, në të kundërtën do të shkarkohet. Dy duelet e ardhshme, Juventusi i luan me Torinon dhe Napolin në kuadër të Serie A.
Të shtunën, Juventusi është mysafir i Torinos kurse të mërkurën e ardhshme luan në shtëpi ndaj Napolit ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt. Pirlo mori drejtimin e Juventusit para fillimit të këtij edicioni dhe në klub nuk janë të kënaqur deri më tani me rezultatet e tij.
Në rast të shkarkimit të Pirlos, atëherë asistienti i tij, Igor Tudor do të mbetet trajner i Juventusit deri në fund të sezonit.










