Pirlo nuk është i vetmi që rrezikon të mbetet pa punë te Juve

Andrea Pirlo nuk është i vetmi që do të mbetet pa punë në rast se Juventusi përfundon jashtë top-katërshes në tabelën e Serie A këtë sezon.

Tuttosport raporton se Bianconerët janë duke e analizuar situatën në Allianz Stadium, mirëpo tash për tash pozita e presidentit Andrea Agnelli mbetet e paprekur.

Pas konfirmimit të tij, patroni më pas e konfirmoi edhe trajnerin, por pas një paraqitje tjetër të dobët kundër Fiorentinas, Juve po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pos kundërthënieve lidhur me Superligën Evropiane, tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, në shtatë ndeshjet e fundit, e kanë lënë Zonjën e Vjetër në situatë të vështirë.

Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nënkupton reduktim të madh në të hyra dhe sipas gazetës torineze, shumëkush mund të mbetet pa punë te Juve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu