Plagoset me thikë avokati nga Tetova

Avokati Bujar Sabriu është sulmuar ditën e sotme fizikisht në zyrën e tij, që gjendet në qendrën tregtare të qytetit.

Sipas zëdhënësit të SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, i dyshuari V.A.(72) nga Tetova, ka hyrë në zyrë, ku për momentin avokati ka qenë duke punuar dhe mes tyre së pari ka filluar një zënkë verbale.

Për momentin sulmuesi ka nxjerrë thikë duke i shkaktuar plagë në dorën e majtë.

Pastaj e ka goditur me karrige. Avokati ka arritur të largohet nga zyra dhe është drejtuar tek Gjykata Themelore e Tetovës, ku është dhe fshehur.

Për një kohë të shkurtër sulmuesi është arrestuar nga ana e policisë.

Pas kësaj avokati Sabriu është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i është dhënë ndihma e parë dhe pastaj është lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi.

Sipas Informacioneve jozyrtare bëhet fjale për disa probleme të pazgjidhura pronësore rreth zyrës së avokatit, ku edhe ka ndodhur incidenti. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu