Plani i Gruevskit për t’i ikur drejtësisë

Zhvillimet e fundit në Maqedoni gjithnjë e më tepër po dëshmojnë se vendi nuk është i aftë për të siguruar një të ardhme politike multi-etnike, për të cilën komuniteti ndërkombëtare shpresonte vite me rradhë.

Lideri i partisë ultranacionaliste VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe bashkëveprimtarët e tij, po zhvillojnë një agjendë të hapur ndarjeje politike dhe etnike,  për të imunizuar dhe mohuar krimet dhe korrupsionin gjatë qeverisjes për më shumë se një dekadë.

Një politikan i cili fillimisht u duk moderues dhe fitoi mbështetjen e Perëndimit tani mban pozitën politike më të fuqishme në Maqedoni, duke përkrahur një platformë të papërmbajtur etno-nacionaliste, në horrorin e mbështetësive të tij të mëparshëm në Uashington dhe Bruksel.

Gruevski dhe kllapa e tij, sikur në mjesjetë kanë ftuar popullin në protesta kundër gjuhës shqipe dhe avansimin e të drejtave themelore të shqiptarëve, si nevoja që burojnë nga të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat njerëzore.

Tendencat janë që vlerat, simbolet  dhe kultura e shqiptarëve etnik të mbeten pa emër dhe të drejtat e tyre për jetuar me dinjitet  dhe mirëqenie ti realizojnë në bazë të përqindjeve.

Propozimet për të ndryshuar kushtetutën komplekse jo-funksionale të Maqedonisë, po kundërshtohen me tone të ashpra dhe thirrje për luftë nga mbështetësit e VMRO-së së Gruevskit.

Edhe pse në realitet platforma shqiptare nuk ka aspak kërkesa radikale, por disa të drejta minimale të cilat i gëzojnë edhe 5 për qind apo më shumë e serbëve në shtetin fqinj, Republikën e Kosovës.

Efektet që ende kanë mbetur, të horroreve si Bit Pazati, Gostivari, Brodeci , Kumanova, Monstra ka qenë ndarja etnike jo vetëm e territorit të Maqedonisë por edhe të mentalitetit të njerëzve.

Arsyeja pse edhe partiaë në dukje moderate si VMRO, përkrah axhenda të ashpra nacionaliste është se mesazhe të thjeshta politike etnike kanë tërheqje të fortë midis popullatës të një vendi të dëmtuar nga thyerja sociale.

Shqiptarët etnik janë ata që nuk duan konflikte dhe tensione, por vetëm barazi dhe zhvillim të barabartë në rajonet ku jetojnë.

Federalizimi apo kantonizimi i vendit janë modele që dirigjohen nga vetë forcat politike maqedonase, të cilat vazhdojnë ti shohin shqiptarët si qytetarë të dorës dytë.

Me këtë avaz, shqiptarëve su mbetet tjetër, pos ta bojkotojnë këtë shtet jo demokratik dhe me qeverisje të dobët.

Rruga që është paralajmëruar është bojkotimi i institucioneve antishqiptare dhe krijimi i Parlamentit shqiptarë, që do pasonte pastaj me ndarjen definitive të vendit.

Evitimi i kësaj situate do të jetë i mundur vetëm me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, përmes një Protektorati ndërkombëtar, i cili do ta pastronte elitën politike të kriminalizuar, për ti ofruar vendit një perspektivë euroantlantike./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu