Plani rus për Putinin në rast të humbjes në Ukrainë

Rusia ka një plan të përgatitur për presidentin Vladimir Putin, në rast se ushtria ruse mposhtet në territorin ukrainas. Putin do të largohej nga Rusia nëse strategjia nuk realizohet në Ukrainë. Prandaj, një nga skenarët do të ishte largimi nga vendi rus, shkruan as.

Dy faktorë do të luanin një rol. Një prej tyre, përkeqësimi fizik i presidentit dhe gjendja e tij shëndetësore, e cila mbetet e panjohur me gjithë zërat që kanë dalë muajt e fundit.

Shkaku tjetër do të ishte klima e opinionit publik në vendin rus. Një disfatë në Ukrainë, sipas mediave britanike, mund të shkaktojë një ndryshim të papritur në perceptimin ndaj presidentit. Në këtë kuptim, Irani dhe Siria mund të jenë destinacionet e tij.

Siria do të ishte një nga rrugët e arratisjes së Putinit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta me regjimin e Bashar al-Assad, të cilin ai e mbështeti në luftën civile siriane të vitit 2015.

Megjithatë, çdo fluturim nga Rusia në Siri do të kalonte përmes hapësirës ajrore turke. Turqia është një vend i NATO-s dhe mund t’i mohojë hyrjen liderit rus, duke shuar mundësinë e një arratisjeje të shpejtë në vendin sirian.

Ndryshe, Putinit raportohet se i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë javës së kaluar dhe ishte dashur një intervenim i shpejtë emergjent.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu