Plas keq mes Turqisë dhe Sirisë, Erdogan bën paralajmërimin e fortë

Moska beson se Ankaraja duhet të përmbahet nga përdorimi i forcave ushtarake të tepruara në Siri dhe se është e nevojshme që çështja të zgjidhet në mënyrë paqësore. Kështu është shprehur, Aleksandër Lavrentiev, i dërguari special i Rusisë për luftën në Siri, njoftuan sot agjencitë e lajmeve ruse.

Qeveria ruse do të punojë me partnerët e saj për të zgjidhur konfliktin”, tha ndër të tjera zyrtari rus.

Sulmet turke në Sirinë veriore kanë vrarë të paktën 31 persona, kryesisht luftëtarë kurdë dhe ushtarë sirianë, sipas të dhënave të fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se ditën e djeshme pesë raketa raketa të lëshuara nga veriu i Sirisë vranë dy persona në Turqi. Sipas Reuters sulmi shënjestroi qytetin e Karkamis dhe plagosi gjashtë persona, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Rrjeti turk i lajmeve CNN Turk raportoi se raketat u hodhën nga zona e Kobanit, në veri të Sirisë, i kontrolluar nga grupi ushtarak kurd YPG. Gjithashtu mediat lokale theksojnë se një shkollë, dy shtëpi dhe një kamion u goditën në zonën pranë kufirit siriano-turk të Gaziantepit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu