Plas para Kuvendit, Rama ofendon protestuesit: “Nuk është Tirana e dhive” (VIDEO)

Kryeminsitri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, përveçse ka kritikuar opozitën për mbështjetjen që po i jep banorëve të Unazës së Re.

Rama i indinjuar nga kritikat e opozitës nuk kurseu ironinë edhe për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Ju kujtohet Zvicra e Ballkanit, qe thoshte Saliu? Ne nuk jemi Zvicra e Saliut. Tirana nuk është e dhive dhe e kioskave. Do ndërtojmë Tiranën e të ardhmes jo Bathoren e të shkuarës” ka thënë ndër të tjera Rama.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

“Opozita nuk mungon jo vetëm fizikisht por edhe figurativisht. Asnjë amandament në Kuvend sa për të larë duart të paktën , asnjë shenjë jetë lidhje me debatin parlamentar të vitit. Nëse mund të llogairisim, ato fjalët e Tabakut, ku nuk di as ça flet kur lexon tekstet e partisë ekonomike. Kadri Vasili ku nuk di ça flet.

S’kemi ça bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Ndërkohë me lejen tuaj do të shtjelloj përgjatë shenjën e protestës së lartpërmnedur.

E cila nuk ka bërë kurrë vaki qe kur nisi epoka e shembjeve masive për interesin publik në Parkun Rinia në Tiranë. Abuzuesit e Unazës së Re kërkojnë 30 milionë dollarë për pronën e tyre, që po shërbejnë si mish për topë. Zaptues profesionistë të cilët kanë dalë falë kësaj proteste”, tha Rama.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu