Plas sherri live në emision, analisti kërcënon deputetin e PD-së: Të bëj copa!

Debati në emisionin e mbrëmshëm të Artur Zhejit u shoqërua me kërcënime mes analistit Ilir Demalia dhe deputetit Demokrat Muslim Murrizit.

Debati nisi pasi analisti nisi të pyesë deputetin në lidhje me një vilë tek Pallati i Brigadave.

Aktivisti i famshëm i protestave në vitet “90 ka shpërthyer ndaj Murrizit, duke i thënë “vi aty e të bëj copa”.

Pjesë nga debati i nxehtë:

Demaliaj: Ju thatë që nuk keni punuar në administratë. A keni qenë shef policie

Murrizi: Po kam qenë ’92-96

Demaliaj: Ajo ka qenë struktura më e korruptuar

Demaliaj: Keni vilë te pallati i Brigadave?

Murrizi: Unë kam pesë vila jo një vilë, por unë s’kam marrë asnjë tender. Nëse një ditë të vetme më gjen mua një tender, ti ose baba tënd

Demaliaj: Ore babën time mos ma përmend mua se vi aty e të bëj copa, mos më përmend vuajtjet e mija se i kam kaluar me nder. Baba im s’i ka shkaktuar vuajtje askujt, ju i keni nxirë jetën.

Murrizi: Dakord, dakord…

Demaliaj: Ke qenë zyrtar shteti zotëri, pesë vila me rrogën e shefit i ke bërë

Murrizi: Ore ti ke mbet refugjat… /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu