Plas sherri në koncertin e Butrint Imerit, këngëtari bën veprimin e papritur (VIDEO)

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në koncertin e këngëtarit të njohur Butrint Imeri. Teksa po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve janë konfrontuar fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta. Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar “AM.PM“ në kohën kur sherri sa filloi.

Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, këngëtari i hitit “Dujëm” ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit.

Një skenë e ngjashme ndodhi edhe në një nga koncertet e fundit në Malumës. Gjatë një koncerti në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fanse filluan të grinden.

Për sigurinë e të gjithëve, këngëtari dhe aktori vendosi të reagojë ndaj tyre. Në videon virale, shihet Maluma në skenë teksa kërkon që dy fansa të largohen nga koncerti i tij. “Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quhen, por ata që u grindën duhet të largohen nga koncerti im, bye, bye, bye,” tha këngëtari i “Felices Los cuatro”. “Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”, u tha artisti, duke shtuar se banorët e Chiclana janë “njerëz të talentuar dhe të bukur”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu