Plas skandali, zbulohen disa emra që marrin rroga në komunën e Tetovës

Në emër të ” transparencës” në Komunën e Tetovës vazhdojnë të bëhen kontrata të reja që sipas tyre ata të ” punësuar” po shpërndahen në sektorë të ndryshëm shkruan TetovaSot. Bilall Kasami që mori drejtimin e Tetovës para disa muajsh gjënë e parë që bëri ,zbuloi emrat e gjithë atyre që paraprakisht kishin kontrata në këtë institucion nga kryetarja e atëhershmë Teuta Arifi.

Kasami nuk kishte ditë që nuk fliste për këtë cështje që ai e quante asaj kohe një keqpërdorim por njëkohësisht duke bërë një diskreditim të atyre personave, që edhe në kohën e Teuta Arifit ishin paguar për punë të caktuar. Kasami atë kohë fliste ndryshe ndërsa tani e quan tërësisht normale këtë veprim sepse bëhet fjalë për përkrahës të partisë së tij .

Teuta Arifi iu kundërvu atë kohë duke i thënë Kasamit se ai mund të nxirrte një listë, mirëpo ajo është një diskreditim aq i madh i personave, i njerëzve të cilët për shkaqe të ndryshme kanë qenë të përkrahur nga Komuna e Tetovës, kanë pasur raste sociale dhe diskreditimi i tyre tregon edhe njëherë për atë se çfarë në fakt e udhëheq sot Komunën e Tetovës” tha Arifi.

Por me këtë ritëm kontratash të reja ,Bilall Kasami vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë si paraardhësja Teuta Arifi. Së fundmi sipas informacioneve që vijnë nga vetë Komuna janë 14 persona që janë angazhuar me kontratë në tre mujorin e dytë .

Komuna e Tetovës informon se janë përfunduar gjithsej 14 kontrata për tremujorin e dytë të vitit aktual 2022.

Sipas Zyrës së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, këta persona janë të angazhuar në sektorë të ndryshëm dhe një pjesë tjetër është e angazhuar në Njësinë Territoriale të Zjarrit .

Ata janë shprehur se duke iu përmbajtur transparencës maksimale me publikun dhe duke respektuar çdo detyrim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Tetovës, publikojmë Listën e të gjitha kontratave të punës të përfunduara mes individëve dhe komunës së Tetovës për tremujorin e dytë të vitit aktual 2022. Informojmë gjithashtu publikun se gjithkush i angazhuar në një kontratë pune paraqet një raport mbi punën e bërë në fund të çdo muaji thonë nga Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun.

Të përkujtojmë se më 6 prill, Komuna e Tetovës publikoi në faqen e saj një listë prej 78 kontratash të përfunduara në punën për tre muajt e parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu