Plumb në zarf për Kociasin, ja çka shkruan në letrën këcënuese

Vetëm disa ditë para vizitës së pritur në Maqedoni, ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas morri edhe një letër me plumb. Dërgesa tashmë është në duart e policisë greke e cila e heton rastin.
Sipas informatave jozyrtare të mediumeve greke, porosia në letër kishte të bëjë me negociatat për emrin dhe përmban kërcënim për të gjithë që do merrnin pjesë në zgjidhjen e emrit.

Letra

“Do t’i eliminojmë familjet e tyre, prej te më i riu e deri te më i vjetri”.

Sipas burimeve të njëjta, në letër ka pasur porosi edhe për ushtrinë dhe forcat e sigurisë.

Letra

“Mos u bindni urdhrave të tyre, shkoni në Parlament dhe pastroni të gjithë që ta ndaloni këtë shitje nga NATO dhe BE”.

Përveç Kocijas, sot në mediat greke aktual është edhe kolegu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov. Transmetohet deklarata e tij nga takimi i tij me diplomatët evropian ku i ka cilësuar si absurde disa nga pozitat greke lidhur me emrin. Gazeta “Katimerini” në tekst të titulluar “Re të zeza mbi negociatat” negativisht e komenton qëndrimin e tillë duke e përshkruar Dimitrovin si anëtarë të VMRO-DPMNE-së nacionaliste. Sipas mediave greke, Koxias duhet të vijë në Shkup më 22 mars. Nga MPJ-ja nuk e konfirmojnë vizitën dhe agjendën e ministrit grek të Punëve të Jashtme, por kjo pritet të ndodhë deri të hënën. Konfirmimi i vetëm i takimeve të paralajmëruara të Koxiasit erdhi nga BDI-ja, prej ku thonë se është dakorduar takim me liderin Ali Ahmeti. Pas informacioneve në shtypin grek për një takim të mundshëm mes Nikos Koxiasit dhe Hristijan Mickoskit, nga VMRO-DPMNE-ja shprehen se tani për tani nuk ka paralajmërim të tillë. Sipas gazetës „Ta Nea“ Koxias në takimet do ta prezantojë pakon e propozimeve greke për zgjidhjen e çështjes së emrit. Supozohet se pala greke e favorizon emrin Maqedonia e Epërme, si dhe mbështetë edhe emrin Maqedonia e Re, por qëndrimi i tyre është që të jetë emër i papërkthyer, të jetë në gjuhën maqedonase. Një detaj tjetër i rëndësishëm, shkruan gazeta, është se pala greke mbetet në insistimin e ndryshimeve kushtetuese. Nuk është e qartë nëse propozim pakoja greke për kontestin do të vijë në Shkup para ose së bashku me Koxiasin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu