“Po bëjmë diçka që do ta mbajmë mend si një mrekulli”

Megjithëse lëvizja e qytetarëve pa autorizim gjatë orarit të daljes penalizohet me gjobë, ka ende nga ata që e shkelin këtë regull. Por fatkeqësisht disa prej tyre bien në rrjetën e patrullave të policisë të cilët sic shihen në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama, janë të sjellshëm dhe shkruajnë gjobën sa herë që kapin dikë në shkelje.

Këto masa pritet të bëhen edhe më të ashpra madje kryeministri ka paralajmëruar se ato do të shkojnë deri në burgosje për shkelësit. Por ashpërsimi i dënimit është justifikuar si i domosdoshëm pasi nga ana tjetër pritet të lehtësohen disa nga kufizimet e lëvizjes.

E gjithë strategjia në frenimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri është konsideruar e suksesshme nga kreu i qeverisë. Ai shkruan se nëse kjo rezistencë do të vijojë kështu deri në fund atëherë ajo do të mbahet mend si një mrekulli.

“U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë! Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu