Po e ndanin më dysh, por gjatë autopsisë ndodhi skena shokuese

Ishin gati për ta hapur për t’i bërë autopsinë kur nisi të gërhasë dhe të marrë frymë me vështirësi. Është kjo mënyra në të cilën shpëtoi 29-vjeçari Gonzalo Montoya Jimenez, një i burgosur i cili u deklarua i vdekur në repartin e terapisë intensive në spitalin e Oviedo, në Asturie të Spanjës.

Burri u përmend pasi kaloi orë të tëra në dhomën frigoriferike të morgut. Autoritetet i dhanë lajmin e trishtë familjes, pasi burri u gjet i pajetë rreth orës 08.00 të mëngjesit të së dielës.

Jimenez edhe një natë më parë nuk ishte ndjerë mirë, ndaj u vizitua nga mjeku në qeli dhe rrahjet i zemrës i kishte të ulëta. Punonjësit e turnit pasi konstatuan se ishte pa ndjenja e dërguan në spital, ku dhe u deklarua i vdekur nga mjekët.

Rreth mesditës, trupit do i bëhej autopsia, por pikërisht në momentin kur trupi do hapej, nisi të lëvizë dhe të nxjerrë tinguj.

Menjëherë ai u transportua në terapi intensive, ku gjëja e parë që bëri kur u përmend, ishte se kërkoi të shihte të shoqen. Ai është ende i shtruar në spital, për shkak të komplikimeve shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, shkruan noa.

Dyshohet se i riu vuan nga katalepsia, një gjendje e cila ngadalëson shenjat e jetës dhe e bën të pamundur të kuptohet, nëse pacienti është gjallë apo ka vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu