A po kërcënon dikush invalidin e luftës së UÇK-së pse foli për hallin e tij !?

Trishtimi nuk ka fund! Ish-ushtari i UÇK-së, tanimë invalid i luftës, R.R. i cili humbi dy këmbët e tij për çështjen shqiptare në Maqedoni në luftën e vitit 2001, vetëm pse është prononcuar për Agjencin e Lajmeve Zhurnal.mk, se a duhet partitë më në fund të kërkojnë në parlament të miratohet Ligji për ish-ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, dhe se i është dhënë ndihma deri tani, nje ditë pas publikimit të prononcimi të tij, ai sot me disa telefonata kërkoi që kjo storie të hiqet nga portali.

Përndryshe ditë më parë Zhurnal publikoi një storie-sociale të ish-ushtarit të UÇK-së Ruzhdi Rexhepi, i cili gjatë luftës së vitit 2001 ka humbur dy këmbët e tija dhe tani po lëvizë me shkopinj ndihmës.

Ai në rrëfimin e tij theksoi vështërsit me të cilat po ballafaqohet që nga mbarimi i luftës e deri më sot, por jo vetëm foli edhe për moskujdesin insstitucional për gjendjen e tij tanimë e 16 vite.

Mirëpo, një ditë pas publikimit të kësaj storie, R.R, ka kërkuar disa herë nëpërmjet telefonit nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal që po i njëjta storie të hiqet nga publikimi, me pretekstin se ai ka menduar se Zhurnal po grrumbullon informacione nga anëtarët/luftëtarët e UÇK-së.

“Mendoja se Zhurnal po grrumbullon informacione nga ish-luftëtarët e UÇK-së dhe se ajo listë do dorëzohet në Parlament që duke shpresuar se, me në fund paritë shqitpare kanë vendosur që të kërkojnë zgjidhje për statusin e ish-ushtarëve, siç është edhe për branitellët”, kështu i ka thënë në bisedë telefonike drejtorit të Zhurnal, ish-ushtaraku R.R.

Nga ana tjetër drejtori i Zhurnal, thekson se në bisedë telefonike bashkëbiseduesi ka shfaqur tone të ulta sikur të jetë i frikësuar nga dikush, R.R kërkon që të largohet storia nga publikimi një ditë pas publikimit, me pretekstin se qenka kritikuar nga shumë shokë!

“Zhurnal, bisedën e ditës se pare të rrëfimit të ish-luftëtarit e ka në audio format të inçizuar dhe se ajo që është shkruar ditë më parë, ishin pikërisht fjalët e R.R ato të cilët u transmetuan në storie. Në rast se në të vertët ai është kërcënuar nga ndonjë indivitë apo parti poltike vetëm e vetëm se ka kërkuar të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së, atëher pirolloa ju qoftë partive politike. TURP i madh”, thotë drejtori i Zhurnal.

Sipas tij R.R në bisedë telefonike në pyetjen nëse është i kërcnuar nga ndokush nuk ka mohur e as pohur.

Mirëpo duke vlerësuar si shumë delikate dhe senzitive çështje e ish-ushtarëve të UÇK-së kolegjiumi redaktues i Zhurnal.mk pas kërkesës së z.Ruzhdiut do të largon lajmin nga publikimi.

Kjo nuk nënëkupton se ne do të ndalemi këtu ne trajtimin e kësaj çështje. Ne do ta trajtojmë këtë ështje deri sa Ligji i përgatitur për ish-ushtarët e UÇK-së invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve nuk troket në porten e parlamentit të Maqedonisë.

Zhurnal nuk do të ndalet se trajtuarit këtë ështje deri në momentin që beificionet që vlejn për “branitellat” me ligj të vlejnë edhe për ish-ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve./Ina-online.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu