Po kërkonte lëmoshë në tavolinën e ministrit, vogëlushja nxirret me dhunë nga kamarieri i lokalit (VIDEO)

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në një lokal në Kosovë, ku po pinte kafe ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me një mik të tij.

Në një video të publikuar në rrjet shihet se si një vajzë e vogël shkoi në tavolinën e ministrit dhe kërkoi lëmoshë, mirëpo ministri preferoi as mos kthente kokën të shihte vajzën.

Kjo skenë e trishtë bëhet akoma dhe më e rëndë pas ndërhyrjes së kamarierit, i cili sapo pa që vajza e vogël “po shqetësonte” ministrin shkoi e mori vajzën dhunshëm në krahë dhe e largoi nga lokali.

Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe të shumta janë reagimet e qytetarëve të cilët dënojnë këtë akt dhune ndaj një fëmije të mitur si dhe reagimin e ministrit i cili, jo vetëm që nuk i dha lëmoshën që vajza po kërkonte, por nuk reagoi as ndaj mënyrës si kamarieri e nxori atë nga lokali.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu