“Po më bën magji”, Luizi habitet nga veprimi i Dea Mishel në BBV

Raportet mes Luizit dhe Dea Mishel nuk kanë qenë aspak mirë që nga momenti i hyrjes së tyre në BBV. Dyshja shpesh është parë duke debatuar me njëri-tjetrin, aq sa situata ka shkuar deri në kërcënime.

Raporti i Luizit me Dean u përkeqësua pasi kjo e fundit nxorri në nominim grupin LEK, duke bërë që Efi Dhedhes të largohet nga reality show.

Mirëpo pak më parë teksa ndodhej në oborr, Luizi është habitur pasi ka parë disa qirinj dhe një byrzylyk në tokë. Këngëtari u shpreh se është një magji e Dea Mishel që ai të eleminohet nga gara.

Nga ana tjetër Kiara u tregua e prerë kunddrejt Luizit që mos ti prekë fare pasi nuk është mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu