A po i rikthehet fronti sërish njerëzve të luftës?

Hazbi Lika:NJË HERË I JAPIM MUNDËSI PAQES E NËSE PAQJA NUK JEP REZULTATE ATËHERË DO MARRIM SËRISHT PUSHKËT.

B. Sulejmani

Në kalanë e Sellcës, sot është shënuar për të disatën herë pranvera e dinjitetit, dhe më erdhi mirë që në të pashë disa njerëz që ende kanë ruajtur sadopak dinjitetin e pranverës së vitit 2001, por nuk do të thotë se nuk mungonin edhe ata që mbi këtë dinjitet kanë shkelur me të dyja këmbët. Them më erdhi mirë sepse në fjalimet që u mbajtën aty, pashë ka ende njerëz që për dështimet e politikanëve për 16 vite me radhë kërkuan që fajtorin ta piketojmë tek rrethi vet dhe jo tek të tjerët, më të cilët, si u tha në këtë përvjetor, lehtë i dilet në fund I tillë ishte edhe fjalimi i komandantit të Brigadës 112, Hazbi Lika, i cili theksoi se, nevoja e asaj kohë ishte marrja e armëve – lufta, por kur u kërkua që mundësia t`i jepet paqes, nuk munguan edhe të ulur në tavolinë duke vënë nënshkrimin për një marrëveshje e cila mbase duhej të rregullonte çështjen shqiptare. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Gjërat në diplomaci lëvizin ngadalë dhe ndryshimet e mëdha kërkojnë kohë të gjatë, por a është harxhuar kjo kohë tanimë dhe a është fundi që shqiptarët përfundimisht të marrin atë që iu takon?! Patjetër se po. Lika sot ka rikujtuar edhe njëherë bashkëqytetarët tanë, (maqedonasit) se është duke vlejtur ende ajo hapësira (dhënia kohë) paqes, por është kah fundi i saj, dhe në momentin kuq paqja nuk kryen detyrën e nxjerrë nga lufta, njerëzit ‘rebelohen’ dhe fillojnë konfliktet. Por kush do e mbaj përgjegjësinë për këtë? Sipas sociologjisë, lufta filloi kur njëri prej dy personave tha se kjo është e imja, ndërkohë që tjetri nuk ia jepte! Prandaj përgjegjësia dihet se kujt duhet ti takojë. Ai mes tjerash në fjalimin e tij bëri me dije se ka ende dinjitet kjo pranverë, dhe nëse sadopak i është humbur dinjiteti kësaj pranvere, faji duhet ndonjëherë kërkuar edhe tek vetja, dhe jo vetëm tek të tjerët siç jemi mësuar deri më sot ta kërkojmë, edhe pse është vështirë të marrish barë mbi vete, duke aluduar tek partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim, tek e cila, si kurrë më parë, në përkrahje të madhe, kohëve të fundit po i vjen krahu i luftës, siç është vet zoti Lika, Fatmir Dehari, Komandant Xaki, e të tjerë, të cilët, po e ripërsëris, sado e kanë ruajtur dhe janë duke ia ruajtur dinjitetin kësaj pranvere madhështore, e cila pas vetes la shume dëshmorë, invalidë të luftës, dhe familje pa kulm mbi kokë, por krenar që atëherë kur e lypi nevoja, iu dolën krahë këtyre djemve që nuk kursyen as jetën e tyre për shoqërinë shqiptare në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu