A po rrezikohet zgjidhja e emrit, Cipras: Kurrë s’ka pas komb maqedonas, Dimitrov kundërpërgjigjet

Komb maqedonas kurrë nuk ka pasur, thotë kryeministri grek, Aleksis Cipras për numrin javor të gazetës “Etnos”. Ai flet në mënyrë të detajuar për çështjen e emrit.

“Kombi maqedonas asnjëherë nuk ka ekzistuar në kohën antike, ashtu siç nuk kanë ekzistuar kombet e athinasve dhe spartanëve. Maqedonia antike ishte një fuqi e madhe e botës antike greke, e cila u zgjeruar në kohën e Aleksandrit të Madh, më tepër se territori i sotëm gjeografik i Maqedonisë”, theksoi Cipras, transmeton INA.

Ai sqaroi se pas shekullit 7 e më tej, në këtë territor janë shpërngulur përveç grekëve edhe sllavët, bullgarët, serbët, hebrenjët, otomanët, etj.

Por ka reaguar me një postim në facebook, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, duke dhënë një mesazh diplomatik.

“Gëzim ndaj humbjes suaj, le të jetë edhe i rrejshëm! Ndërtimi i urave dhe miqësisë kërkon mençuri, përgjegjësi dhe durim! Na duhet mjeshtëria e mjeshtërve të vjetër të filigranit.Bërja dhe ushqimi i armiqësisë është e lehtë, por e dëmshme. Patriotizmi nuk është një shpërthim i shkurtër i pakontrolluar i emocioneve, por një angazhim i qetë dhe konstant gjatë gjithë jetës suaj”, ka cituar Dimitrov pjesë të thënies së ish-diplomatit dhe politikanit të mirënjohur amerikan Adlai Stivenson. Këto mesazhe si duket po e rëndojnë
procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu