Po rritet përkrahja për Rusinë, por rritet euroskepticizmi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po rritet përkrahja pro Rusisë, edhe ate nga gjeneratat e reja, për shkak të euroskepticizmit që po përbën shqetësim të madh.

Këtë e tregon hulumtimi i realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me zyrën e Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, përcjell INA.

Në platformën online Zoom, janë prezantuar kahjet e dy hulumtimeve të mendimit publik të zhvilluara për procesin e integrimit të vendit në BE. Një e treta e të rinjve në vend nuk përkrahin anëtarësimin e vendit në BE, dhe se këtu bëjnë pjesë të rinj të moshave prej 18 deri 29 vje[.

“Kredibiliteti ësthë rrënuar. Përkundër kësaj po rritet besimi ndaj Rusisë. Shkaqet janë të lidhura me zhvillimet e fundit me Bullgarinë dhe humbjen e besimit ndaj BE-së pas pritjeve të gjata”, thekson analiza e këtij hulumtimi.

“Ky qorrsokak e vë në rrezik stabilitetin rajonal dhe po e rrit ndarjen midis Ballkanit Perëndimir dhe BE-së, nxit tendenca autoritare dhe vota populiste”, theksoi kryetari i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, Marko Troshanovski që është një nga pjesëmarrësit e realizimit të hulumtimit.

Sipas tij, Skepticizmi po rritet sidomos tek të rinjtë maqedonas dhe se përkrahja pro Rusisë po rritet.

“Edhe se përkrahja për BE-së ende është e fuqishme, skepticizmi po shënon rritje, sidomos tek të riinjtë, ndërsa përkrahja për Rusinë vazhdimisht shënon rritje. BE tanimë po mbetet pas SHBA-ve në aspektin si faktor i jashtëm”, theksoi Troshanovski.

Përfaqësuesi i fondacionit “Konrad Adenauer”, Daniel Braun theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian të vendit.

“Të gjithë ne menduam se Marrëveshja e Prespës në vitin 2018 me Greqinë, ka hequr barrierën e fundit në rrugëtimin evropian, por tani shohim se patjetër duhet të zgjidhet probemi më fqiun”, nënvizoi Braun, duke aluduar në mosmarrëveshjet me Bullgarinë.
Sipas tij, qytetarët e këtij vendi duan të shohin përparim dhe se këtë duhet ta shoh BE, dhe nëse stërzgjatet procesi i pritjes, atëherë do të zgjedet rrugë tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu