Po shkonte në stërvitje, Ronaldo zbret nga Lamborghini dhe i plotëson kërkesën vogëlushit

Cristiano Ronaldo ka ndaluar makinën gjatë rrugës për në stërvitje, vetëm për t’i kushtuar pak minuta kohë një fansi të zjarrtë të tij, i cili kishte dalë në rrugë me një pankartë në duar.

Vogëlushi po e priste Ronaldon jashtë hyrjes në kompleksin Carrington të Manchester United dhe i tërhoqi vëmendjen futbollistit me një pankartë që e kishte pikturuar vetë ku shkruhej “Ronaldo, të lutem a mund të ndalosh? Do të më zbukuroje fundjavën”.

Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghinin e tij, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një foto, që me siguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën. Vlen të theksohet se ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu