Po thyen rrjetin, spikerja e lajmeve habit shqiptarët me nisjen e edicionit: Unë jam me Luizin dhe burrin e ardhshëm e dua si ai

Fenomeni i momentit në shoëbizin shqiptar është padyshim banori më karizmatik i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli. Nga një këngëtar i harruar i skenës shqiptare, Luizi është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut e madje edhe një pjese të mirë të personazheve publik të cilët kanë shfaqur publikisht mbështetjen.

Mes tyre është edhe spikerja e RTSH-së Eri Muco, e cila në një video që po qarkullon në rrjet shihet duke hapur edicionin informativ duke treguar mbështetjen e saj për Luizin.

Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”, dëgjohet të thotë spikerja.

Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu