Sipas okulistëve telefonat po dëmtojnë shikimin te njeriu dhe pasojat e gjithë kësaj janë krijimi i miopisë.
Andrew Bastrous nga Britania e Madhe beson se fajtorë janë ekranet, të cilat ne i shikojmë çdo ditë.
“Rritja e bebëzës së syrit zakonisht ngadalësohet në periudhën e vonë të tinejxherëve dhe pastaj ndalohet plotësisht. Megjithatë, rritja te gjeneratat e reja po vazhdon dhe ky tren po vërehet në të gjithë botën, sidomos në Azi”, thotë Bastrous.
Sipas tij, përdorimi i vazhdueshëm i tyre ndikon në zhvillimin e miopisë dhe qëndrimin i tij e konfirmuan në një studim në Kolegjin Mbretëror në Londër të vitit 2015 për të provuar për mundësinë e lidhjes së përdorimit të kompjuterëve dhe telefonave, dhe rritjes së numrit të personave miop.










