Policët maqedonas zbarkojnë në Sarandë (VIDEO)

Policët maqedonas kanë filluar të patrullojnë në qytetet turistike të vendit pas një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare. Ata janë vendosur në zona ku turistët nga Maqedonia gjenden më shumë.

Policia e Shtetit ka publikuar sëfundmi një video ku shihet se si një polic nga Maqedonia kontrollon një makinë me targa të Manastirit në rrugën Sarandë-Ksamil.

“Në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Me kolegët e Policisë Maqedonase për sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve. Bashkëpunim i shkëlqyer”., -shkruan Policia e Shtetit në postimin e tyre në Facebook. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu