Policët shkaktojnë incident në Tetovë dhe Gostivar, arrestohet një person në Çair

“Një person është arretuar në Çair të Shkupit, pasi në automjetin e tij, ekzaktësisht në targa, kishte shkruar parrullën e një partie politike.

Ndërsa në qendrën e votimit në fshatin Zdunje të Gostivarit, shtetasi J.S., punonjës i Ministrisë së Brendshme është paraqitur në qendrën e votimit si kontrollues i një partie politike.

Në Komisioni Zgjedhor Komunal ka pasur vendim në lidhje me angazhimin e tij si një kontrollues, por pasi në vendvotimin ka ndodhur problem, ai u tërhoq dhe heqja e tij është shënuar në procesverbal”, ka bërë të ditur Jordan Lamanovski në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, në sektorin e kontrollit të brendshëm, hetimet kriminale dhe standardet profesionale kanë marrë njoftim se në vendvotimin në fshatin Sedllarcë e Poshtme – Komuna e Bërvenicës, personi I.T, punonjësi i policisë së Tetovës, i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për një parti politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu