Polici i qarkullimit shpëton tre qytetarë nga aksidenti në Fier, shpërblehet me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vlerësuar dhe falënderuar Inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar ndaj qytetarëve dhe detyrës, pas ndërhyrjes së guximshme për shpëtimin e tre personave të lënduar në një aksident në aksin Levan–Fier.

Për këtë akt guximi dhe përkushtimi, Drejtori i Përgjithshëm i akordoi Inspektorit të Policisë Rrugore “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, duke theksuar se veprimi i tij është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore.

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull për t’u ndjekur. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve”, – u shpreh Ilir Proda.

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ai ka diplomë “Bachelor” në Shkencat Juridike dhe aktualisht vijon studimet “Master”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu