Policia arreston një serb në Jarinje, s’e pagoi dënimin prej 350 euro

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në pikëkalimin kufitar në Jarinje. Sipas njoftimit, personi i ndaluar me iniciale M. C., kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte dënuar më parë nga kjo gjykatë në vlerë monetare prej 350 euro për veprën penale “mashtrim”.

“I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje, gjykata bëri të ditur se në lidhje me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu