Policia e Kumanovës në aksion, arrestohen tre persona

A.B. (18), A.Zh. (19) dhe M.K. (18), janë inicialet e tre personave që janë paditur nga policia e Kumanovës për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “dhunë fizike”. Më 29 janar të këtij viti, rreth orës 1 pas mesnate në një bar nate, ata pa ndonjë shkas, kanë sulmuar fizikisht një 16 vjeçar, duke e goditur me shqelma dhe grushte dhe me shishe qelqi në kokë, shkruan Gazeta Lajm. Me këtë rast 16 vjeçari ka marrë lëndime trupore në kokë dhe në trup dhe është dërguar në spitalin e Kumanovës. Pasi i janë konstatuar lëndime dhe i është ofruar ndihmë mjekësore, ai është lëshuar në shtepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu