Policia gati edhe për aksion tjetër, ilaçet false nga Turqia

Policia është e përgatitur për të vepruar edhe për rastin e ilaçeve të falsifikuara të prodhuara në laboratore nëntokësore në Turqi. Ky skandal doli ditë më pare nga drejtori i ri i Fondit për shëndetësi, Den Donçev. Ilaçeet përmes një importi paralel janë sjellë në Maqedoni.

Nga MPB theksuan se në vitin 2014 ishte zbuluar falsifikimi i ilaçeve përmes importit paralel dhe se ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale.

Donçev ka theksuar se policia turke para dy viteve ka informuar MPB për prodhimin e këtyre ilaçeve dhe transportin e tyre të dedikuar për Maqedoni.

Fokus: Kompania e kumbarit të Gruevskit importon ilaçe të falsifikuara nga Turqia

Drejtori i Fondit Shëndetësor, Dan Donçev në një intervistë për javoren “Fokus” ka theksuar se kompania e kumbarit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka importuar ilaçe të falsifikuara nga Turqia.

Sipas tij, policia turke që para dy viteve kishte alarmuar për kanalet ilegale në Turqi që prodhojnë ilaçe për tregun e Maqedononisë.

“Këto barna, të prodhuara nga rrethe të dyshimta, ndërsa të paketuara me paketim të prodhuesit hyjnë në Maqedoni përmes importit paralel pa asnjë llojë certifikate cilësie për shkak se dispozita ligjore për këtë çështje është hequr që në vitin 2013”, ka theksuar Doncev.

Ai pjesërisht zbulon se edhe kush më së shumti ka përfituar nga vendosja e importit paralel:

“Tre firma të cilat kontrollojnë mbi 50 për qind të tregut të importit paralel janë në lidhje kumbarie dhe familjare me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski”, informon Den Donçev.

Ai ka theksuar se hetimet për këto raste po vijojnë dhe se gjithcka do të zbardhet për të parandaluar këto veprime të paligjshme që rrezikojnë jetëra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu