Më 17.02.2026, në ora 20:40, në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.S.(18) nga fshati Odri. Gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të udhëtarëve “Volkswagen Eos” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa L.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 17.02.2026, në ora 22:40, në rrugën “Bllagoja Toska”, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin M.C.(27) nga Tetova. Gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se drejtonte mjetin motorik të udhëtarëve “Hyundai” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 17.02.2026, në ora 00:20, në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.M.(19) nga fshati Siniçan. Gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se i njëjti drejtonte mjetin motorik të udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.










