Policia kryen aksion të madh në Tetovë, me dhjetëra persona përfundojnë në pranga

Policia e Tetovës ka ndërmarrë një aksion të ri në lokalet e natës në këtë komunë. Aksioni është zhvilluar të hënën nga ora 23 e 40 minuta deri në ora 2 pas mesnate, kur janë zhvilluar kontrolle në dy restorante në Saraqinë dhe në Tetovë, shkruan Gazeta Lajm.

Siç informon policia, në një restorant në fshatin Saraqinë, pronë e personit A.M. (36) policia ka hasur në 8 femra prej të cilave dy shtetase të Maqedonisë, katër të Serbisë, një nga Mali i Zi dhe një nga Shqipëria.

Në një restorant tjetër në Tetovë, pronë e 37 vjeçarit M.B., policia ka hasur në 8 femra, prej të cilave gjashtë shtetase të Maqedonisë dhe dy nga Serbia, si dhe dy persona-mysafirë nga Shqipëria. Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punë ilegale, të gjitha shtetaset e huaja, si dhe dy mysafirët nga Shqipëria, janë arrestuar në stacionin policor në Tetovë.

Më pas ata janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migrim, shtetas të huaj dhe readmisim në Tetovë për procedurë të mëtejme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu