Policia ndalon çiftin për shkelje rrugore, zbulon tigrin në bagazh

Policët rrugorë në meksikë ndaluan një çift për një shkelje të vogël trafiku por u befasuan kur gjetën një tigër të vogël në bagazhin e automjetit.

Policët thanë se ata dyshuar kur çifti reagoi agresivisht pasi u ndaluan, raporton BBC.

Nuk është hera e parë që një tigër kapet duke u trafikuar në Meksikë.

Trafikantët e drogës shpesh mbajnë kafshë ekzotike si kafshë shtëpiake dhe trafikimi i tigrave është një biznes tërheqës.

Policia ka thënë se çifti tentoi të arratisej pasi u ndalua nga ata. Tigri i vogël ishte fshehur mes çantave të mëdha në bagazh, ku u gjetën edhe katër armë zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu