Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi njoftimin e policisë se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit të opozitës, nisur nga informacionet se në këtë protestë mund të ketë akte dhune
Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi këtë deklaratë një provokim të rëndë, pasi sipas protestat e opozitës kanë qenë janë paqësore.
“Narkopolicia të kryejë detyrat, se zyrtarët po ja mbathin si minjtë, çfarë mendoni se është arratisur vetëm Agaçi, janë arratisur dhjetëra të tjerë. I bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë të gjitha pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje se largimi kudo që të shkojnë do t’i gjejnë, por është një akt shumë i turpshëm. Protesta është paqësore, ne organizojmë vetëm protesta paqësore, e kemi platformë këtë, se po të ishte ndryshe nuk thoshim do bëjmë protestë paqësore. Opozita nuk ka banditë si Proda dhe Sokol Bizhga, trafikantë, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë që nuk ka asnjë impresion”, tha Berisha.









